Kida feston shtatë vite karrierë, si u ka qëndruar larg “skandaleve”?

“I’m a murder!”- tha Kida para 7 vitesh, por më pas rezultoi se ndryshe nga të tjerët ajo të vriste me ëmbëlsi, buzëqeshje dhe me muzikë të mirë. Sot, ajo është një nga këngëtaret më të njohura në tregun shqiptar dhe duke qenë se është në një moshë të re, na lejohet të themi se nuk kemi parë asgjë akoma.

Kida, emri i vërtetë i të cilës është Orhidea Latifi, ishte fillimisht pjesë e OnRecords dhe u shkëput prej tyre në janar të 2015, kur i përfundoi edhe kontrata.

Më datë 11 janar 2014, Kida publikon videoklipin “Murder”, pasi u bë fillimisht e njohur për publikun në performancën e saj në skenën e koncertit të DMX dhe videoklipi i “Murder” ka skena pikërisht nga ky koncert. 3 vite më pas, më datë 29 gusht 2014, në bashkëpunim me BimBimma publikon videoklipin “Murder (Remake)”.

Vetëm 23 vjeç, Kida ka arritur ta rendisë emrin e saj në mesin e artisteve më të dëgjuara shqiptare, teksa numëron mbi 1.7 milionë ndjekës në Instagram. Nëse do hedhim një vështrim pas në këto 7 vite të Kidës në muzikë, nuk do gjejmë asnjë skandal, asnjë lajm që nuk lidhet me muzikën e krijimtarinë e saj. Madje, këngëtarja është e vetmja që nuk është përfolur asnjëherë për ndonjë lidhje.

Një bilanc e ka bërë edhe Kida ditën e sotme, pasi sigurisht nuk mund ta harronte këtë datë të veçantë. Ajo ka ndarë disa foto në Instagram, ku falenderon të gjithë fansat teksa shkruan se e do atë që bën dhe s’mund të bënte ndryshe.

“7 vite rritje, sukses dhe lumturi. Unë e dua atë që bëj dhe nuk mund të bëja ndryshe. E vlerësoj secilin prej jush.”

Edhe ne e duam Kidën dhe urojmë sa më shumë suksese për të! Edhe pse jemi të bindur për këtë gjë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KIDA (@kida)

LEXO EDHE:

Back to top button