Luftimet në Gaza, bilanc tragjik prej gati 34,000 viktima

Luftimet në Gaza, bilanc tragjik prej gati 34,000 viktima

Ushtria izraelite vazhdon sulmet në Rripin e Gazës. Së fundmi, ajo beson se goditi objektivat e Hamasit në Rripin e Gazës. Izraeli tërhoqi më shumë forca nga Gaza në fillim të këtij muaji pasi përfundoi ofensivën e tij në qytetin jugor të Khan Younis. Kryeministri Benjamin Netanyahu është zotuar të pushtojë qytetin më jugor të Rafahut, ku mbi gjysma e popullsisë së Gazës ka kërkuar strehim nga luftimet. Bilanci tragjik i të vdekurve palestinezë nga lufta gjashtëmujore Izrael-Hamas ka prekur shifrën gati 34,000. Ministria e Shëndetësisë nuk bën dallim mes luftëtarëve dhe civilëve në raportet e saj, por ka thënë se gratë dhe fëmijët përbëjnë shumicën e të vrarëve. Ofensiva e Izraelit ka dëbuar rreth 80% të popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës nga shtëpitë e tyre dhe e ka shtyrë enklavën e rrethuar në prag të urisë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button