Luftimet në Sudan, OBSH: Numri i viktimave rritet në 330

Luftimet në Sudan, OBSH: Numri i viktimave rritet në 330

Numri i viktimave vazhdon të rritet në Sudan ndërsa vendi ka hyrë në ditën e gjashtë të luftimeve të dhunshme midis ushtrisë dhe paraushtarakëve të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF).Organizata Botërore e Shëndetësisë OBSH raportoi se 330 persona kanë vdekur dhe 3200 janë plagosur.

Shpërthimet dhe të shtënat me armë vazhduan trë godasin edhe sot kryeqytetin Khartoum pavarësisht thirrjeve për armëpushim. “Në rrethe të caktuara të qendrës bie erë kufomash”, tha një banor i Khartoum, një qytet me mbi 5 milionë banorë dhe ku shumë kërkojnë strehim në rrethet më pak të prekura nga përleshjet.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus shkroi në Tëitter se “paqja është zgjidhja e vetme” ndërsa e quajti situatën “gjithnjë e më shqetësuese dhe zemërthyese”.

LEXO EDHE:

Back to top button