Luma: As regjisorët më të famshëm nuk do inskenonin një skenë të tillë si e sotmja

Analisti Ilir Luma, i ftuar në emisionin “Rruga drejt” në Alsat, tha se ajo që ndodhi sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nuk do t’u shkonte ndërmend as regjisorëve më të mirë të Hollyvoodit. Ai tha se ajo që ndodhi sot në Kuvend, nuk ndodhi rastësisht, por ishte mirë e inskenuar duke përfunduar në një tragjikomedi. Sipas Lumës kishte një paqartësi fillimisht nga Alternativa, duke bërë të ditur se dikush nga kjo parti nuk dinte se kishte deponuar firmën për mazhorancën e re, pastaj del në skenë një deputet i kindapuar.

LEXO EDHE:

Back to top button