Lumani: Kafshët e patrajtuara mirë mund të përcjellin sëmundje të rënda tek njerzit
Lumani: Kafshët e patrajtuara mirë mund të përcjellin sëmundje të rënda tek njerzit
Gazetare: Ilmie Zhaku
Në emisionin “Ftesë në Studio” me moderatoren Ilmie Zhaku ishte veterinari strugan Murat Lumani, me të cilin u diskutua rreziku që mund të sjellin kafshët endacake të patrajtuar.
Kjo bisedë erdhi me rastin e ditës ndërkombëtare të kafshëve, që është këtë të premte.
Intervista u realizua në një ambient të hapur dhe të pasur me botanikë por dhe me kafshë shtëpiakë.
Lumani theksoi se është shumë e rëndësishme të trajtohen kafshën, të vaksinohen, sepse ekzistojnë sëmundje të shumta të cilat transmetohen edhe tek njerëzit, e të cilat simptomat i tregojnë më vonë. Ai u shpreh se kafshët janë pjesë e jona dhe duhet të kujdesemi për to në mënyrë që edhe të shmangim sëmundjet e ndryshme, ndërsa kritikoi institucionet se nuk bëjnë mjaftueshëm për të zgjidhur problemet me qentë endacakë.