Macron i drejtohet Trumpit: Evropa mund të mbrojë veten

Presidenti francez Emmanuel Macron i dërgoi një mesazh të qartë Donald Trump se Evropa ka kapacitet për të mbrojtur veten në mënyrë të pavarur, duke përmendur mbështetjen e fundit ushtarake për Qipron si provë se mekanizmat evropianë funksionojnë edhe pa një rol të drejtpërdrejtë nga Shtetet e Bashkuara.

Në një deklaratë të bërë gjatë vizitës së tij në Greqi, Macron theksoi se klauzola e ndihmës së ndërsjellë në traktatet e Bashkimit Evropian nuk është një formalitet, por një instrument i vërtetë sigurie që është aktivizuar tashmë.

Ai vuri në dukje ndërhyrjen e disa vendeve evropiane që dërguan ndihmë ushtarake në Qipro pas sulmit me dron në një bazë ajrore britanike më 28 shkurt, duke e vlerësuar këtë veprim si provë se mbrojtja evropiane mund të funksionojë pa mbështetje të drejtpërdrejtë nga NATO.

LEXO EDHE:

Back to top button