Macron takohet me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti

Macron takohet me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë zhvilluar një takim me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Në Paris po mbahet Forumi i Paqes.

Atje ishte paralajmëruar edhe një takim Kurti-Vuçiq, por nuk dihet nëse do të ndodhë, kjo pasi Vuçiq deklaroi se “nuk beson që do të ketë takim me Kurtin”.

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri Kurti doli me një video ku i informoi qytetarët për këtë vizitë në Paris, teksa tha se ka mundësi të ketë edhe takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Jam i gatshëm sepse i përgatitur, dhe gjithnjë i interesuar, për dialog për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër. I kemi dy propozime në tavolinë: ai imi për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit 2022 në Bruksel, si dhe propozimi franko-gjerman që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne. Dialogu parimor me të tjerët, sundimi i ligjit njësoj për të gjithë, dhe, paqja e siguria në tërë territorin, shkojnë bashkë”, ka thënë Kurti.

LEXO EDHE:

Back to top button