Majk ironizon me kolegët: Ende në garë me këta që kanë ‘klikime reale’ prej Ugandës, Uzbekistanit e Pakistanit

Majk ironizon me kolegët: Ende në garë me këta që kanë ‘klikime reale’ prej Ugandës, Uzbekistanit e Pakistanit

Reperi i njohur shqiptar Majk, ka pak ditë që ka publikuar bashkëpunimin e tij më të ri me reperin Bardhi.

Në një këngë të titulluar “Përgjithmonë”, dy reperët sollën një projekt i cili u prit mjaft mirë nga publiku.

Në 10 ditë pas publikimit, kënga ka marrë mbi tre milionë klikime në kanalin YouTube.

Foto: Majk/Instagram

Ka qenë vet Majk ai i cili së fundmi ka vendosur të dëshmojë transparencën e këtyre klikimeve përmes një postimi në Instagram.

Ai ka publikuar në InstaStory një pamje të statistikave, të cilat dëshmojnë se përqindja më e madhe e klikimeve vjen nga zonat e banuara me shqiptarë.

E në mbishkrimin e fotografisë, ai pati një thumbim të vogël për kolegët e tij nga estrada shqiptarë.

Foto: Majk/InstaStory

“Hala në garë me këta që kanë ‘klikime reale’ prej Ugandës, prej Uzbekistanit, Pakistanit, Indonezisë e ku ta di”, ka shkruar Majk në mbishkrimin e fotografisë.

Kjo ironi e tij vjen në sajë të dyshimeve të vazhdueshme që hedhen mbi shifrat marramendëse të klikimeve që estrada shqiptare merr në këngët e tyre në YouTube, për vërtetësinë e tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button