Macron thotë se Zelensky është ‘ndryshues i lojës’ – lideri ukrainas ka një mesazh për Indinë

Macron thotë se Zelensky është ‘ndryshues i lojës’ – lideri ukrainas ka një mesazh për Indinë

Presidenti ukrainas ka vazhduar takimet me liderë botëror në samitin e G7 në Japoni.

Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka përshkruar pjesëmarrjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në samitin e G7 si një “ndryshues të lojës”.

Të dy liderët janë takuar në qytetin e Hiroshimës gjatë kohës sa po zhvillohet samiti i shtatë vendeve më të industrializuara të botës, raporton skynews.

“Mendoj se kjo është një mundësi unike për të kryer shkëmbime me shumë vende nga jugu dhe treguar situatën tuaj, dhënë mesazhe dhe të ndajë pikëpamje. Besoj se kjo mund të jetë një ndryshim loje”, tha Macron.

I pari i shtetit francez deklaroi se Franca do të jetë me ukrainasit “deri në fund” të luftës kundër rusëve.

I pari i shtetit ukrainas është takuar edhe me kryeministrin indian, Narendra Modi, ku ka ftuar Indinë t’i bashkohet formulës së paqes të Ukrainës.

Ndryshe, Zelensky ka pasur një takim të përzemërt me kryeministrin britanik, Rishi Sunak. 

LEXO EDHE:

Back to top button