Macron uron Osmanin për Ditën e Pavarësisë: Franca mbështet Kosovën në përpjekjet e saj për forcimin e sundimit të ligjit

Macron uron Osmanin për Ditën e Pavarësisë: Franca mbështet Kosovën në përpjekjet e saj për forcimin e sundimit të ligjit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron.

“Situata e re gjeopolitike e krijuar nga lufta e agresionit rus në Ukrainë ka bërë që Bashkimi Evropian të forcojë angazhimin e tij politik, ekonomik dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor […] Në këtë drejtim, përshëndes solidaritetin e treguar nga Kosova për pritjen e refugjatëve dhe gazetarëve ukrainas”, ka thënë Presidenti Macron.

Ndër të tjera, Presidenti Macron ka bërë thirrje për forcim të marrëdhënieve dypalëshe, ndërsa ka inkurajuar Kosovën që të vazhdojë me vendosmëri përpjekjet e ndërmarra për forcimin e sundimit të ligjit, në mënyrë që ta lehtësojë integrimin evropian, duke thënë se mund të llogaris në përkrahjen e Francës.

Edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dërguar një letër urimi presidentes Vjosa Osmani, me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button