Madonna ka zemëruar italianët me vendndodhjen ku ka në plan të festojë ditëlindjen e saj

Madonna ka zemëruar italianët me vendndodhjen ku ka në plan të festojë ditëlindjen e saj

Këngëtarja amerikane Madonna do të festojë ditëlindjen e saj të 66-të më 16 gusht dhe sipas raportimeve të Mirror, festimi do të zhvillohet në rrënojat e lashta të Pompeit. Dyshohet se në festë do të jenë 500 të ftuar dhe të gjithë do të argëtohen në amfiteatrin “Teatro Grande”. Ndonëse ngjarja ende  nuk është konfirmuar zyrtarisht, kryebashkiaku i Pompeit është shprehur se janë gati ta mirëpresin këngëtaren.

Edhe pse kryebashkiaku shprehu entuziazëm për vendimin e Madonës për të festuar ditëlindjen e saj në Pompei, shumë italianë nuk janë të emocionuar. Ata kritikojnë ashpër zgjedhjen e vendndodhjes dhe informacionin se ajo dyshohet se ka shpenzuar 30 mijë euro për rezervimin.

“30 mijë euro janë absurde. Është si të marrësh Pompein si dhuratë”, tha Michele Campisi, sekretar i përgjithshëm i shoqatës së ruajtjes së trashëgimisë Italia Nostra. Ai shtoi se nuk e kupton pse Madonna duhet të festojë ditëlindjen e saj në Pompei në vend të një plazhi të bukur.

Rossana Carrieri, presidente e shoqatës kulturore Mi Riconosci, shtoi se trashëgimia italiane nuk duhet të përdoret si sfond për ngjarje ekskluzive.

LEXO EDHE:

Back to top button