Madonna paralajmëron albumin e ri për vitin e ardhshëm

Madonna paralajmëron albumin e ri për vitin e ardhshëm

Mbretëresha e popit, Madonna, ka njoftuar se vitin e ardhshëm do të publikojë albumin e saj më të ri.

Lajmi u bë i ditur nga vetë artistja përmes një postimi në Instagram, ku – siç ndodh shpesh – vëmendjen nuk e mori vetëm njoftimi, por edhe imazhet e saj provokuese.

Pavarësisht moshës 67-vjeçare, Madonna ka arritur të ruajë një pamje që ngjall komente dhe diskutime, duke dëshmuar se mbetet një ikonë e përjetshme e muzikës dhe kulturës pop.

Në këtë album, këngëtarja ka rikthyer bashkëpunimin me Warner Records, shtëpinë diskografike ku regjistroi shumicën e 14 albumeve të saj që prej vitit 1982. Pas një shkëputjeje në vitin 2009, ajo nënshkroi sërish kontratë me Warner në vitin 2021.

Fansat tashmë presin me padurim publikimin e këtij projekti të ri, i cili pritet të shënojë një tjetër kapitull në karrierën e gjatë dhe të suksesshme të Madonnës.

LEXO EDHE:

Back to top button