Maks Verstapen tregon sekretin për të fituar në Australi

Maks Verstapen ishte i pakapshëm në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Australisë. Në këtë formë, dy herë Kampioni i Botës do të niset në “Pole Position” për garën e së dielës, teksa është edhe favoriti kryesor për të triumfuar në Melburn, një çmim që i mungon në karrierën e tij.

Pas provave, piloti holandez u shpreh se për të fituar garën e së dielës do t’i duhet të menaxhojë mirë gomat ndërsa tregoi se në një prej xhirove të shpejta në prova, për pak sa nuk përplasi një zog.

“Jam shumë i lumtur me ‘Pole Position’, nuk ka qenë një fundjavë e mirë. Megjithatë, sesioni i tretë i kualifikueseve më la një shije të mirë. Ne kërkojmë gjithnjë të përmirësohemi dhe këtë do ta bëjmë edhe gjatë garës. E rëndësishme është të mbajmë gomat në gjendjen e duhur.

Njëherë jam ngjitur në podium këtu në Australi, por tani do të kërkoj shkallën më të lartë të podiumit. Xhiro e fundit në kualifikuese ishte shumë e mirë, por më duhet të them se për pak sa nuk përplasa një zog. Është diçka që ndodh shpesh në pistat që janë pjesë e qytetit”, u shpreh Verstapen.

LEXO EDHE:

Back to top button