Mali Fuji ende pa borë këtë vit – duke thyer një rekord 130-vjeçar

Mali Fuji ende pa borë këtë vit – duke thyer një rekord 130-vjeçar

Mali Fuji është ende pa borë, duke e bërë këtë herën e fundit që mali ka mbetur “i zhveshur në këtë kohë të vitit“ që nga fillimi i regjistrimeve 130 vjet më parë.

Sipas mediave të huaja, majat e malit më të lartë të Japonisë zakonisht shohin disa fjolle bore në fillim të tetorit, por moti jashtëzakonisht i ngrohtë ka bërë që të mos ketë reshje bore deri më tani këtë vit.

Në vitin 2023 bora u pa për herë të parë në majën e tij më 5 tetor, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Mediat kujtojnë se Japonia pati verën e saj më të nxehtë të regjistruar këtë vit me temperaturat midis qershorit dhe gushtit që ishin 1.76C më të larta se mesatarja.

Ndërkohë në shtator, temperaturat vazhduan të ishin më të ngrohta se sa pritej.

Gati 1,500 zona kishin ato që Shoqëria Meteorologjike e Japonisë i klasifikoi si ditë “jashtëzakonisht të nxehta” – kur temperaturat arrijnë ose tejkalojnë 35C (95F) muajin e kaluar.

Ndërsa tetori ka parë që vapa të lehtësohet pak, ka qenë ende një muaj më i ngrohtë se mesatarja.

Megjithatë, afrimi i nëntorit pa reshje bore shënon pritjen më të gjatë në vit “për një mbulesë bore në majë” që kur të dhënat u mblodhën për herë të parë në vitin 1894.

Rekordi i mëparshëm i 26 tetorit është parë dy herë më parë në 1955 dhe 2016, tha për AFP, Yutaka Katsuta, një parashikues në Zyrën Lokale Meteorologjike Kofu.

Mali Fuji, në jug-perëndim të Tokios, është mali më i lartë i Japonisë me 3,776 m.

Vitin e kaluar, atje, më shumë se 220,000 njerëz bënë ngjitjen në majën midis korrikut dhe shtatorit.

LEXO EDHE:

Back to top button