Man.Siti huazon Aro Muriç në Holandë!

Portieri i kombëtares së Kosovës Arijanet Muriç ndërron sërish skuadër. 22-vjeçari i cili gjeti pak hapësira te Xhirona në Ligën e dytë spanjolle është huazuar sërish deri në fund të këtij sezoni. Këtë  herë te Uillem 2 në Holandë aty ku do të ketë shok skuadre mesfushorin e kombëtares shqiptare Lindon Selahi. Për Aro Muriç siç e quajnë shkurt në Kosovë kjo do të jetë eksperienca e dytë në Holandë pasi më parë është aktivizuar me NAC Bredan. Muriç është nën kontratë me Man. Sitin deri në verën e vitit 2024 dhe këto muaj te Uillem 2 do t’i shërbejnë si eksperiencë

LEXO EDHE:

Back to top button