Stormy mbush tre vjet, Kylie Jenner bën dedikimin prekës

Vogëlushja e Kylie Jenner, Stormi, feston sot 3-vjetorin e lindjes. Sigurisht që mami Kylie është kujdesur që këtë ditë t’ja bëjë shumë speciale vogëlushes dhe për ditëlindjen e saj madje ka thyer edhe rregullat e pandemisë.

Për plot tre netë familja Kardashian qëndroi në një vilë private në ishujt Turks dhe Caicos duke lënë kështu pas, situatën e zymtë që paraqet Los Angeles-i. Nënë e bijë u shoqëruan nga Kim Kardashian, Kourtney Kardashian, Khloé Kardashian, Dream Kardashian, True Thompson, Penelope Disick, North West dhe Chicago West.

Kalifornia, vendi ku jetojnë të gjitha motrat, bën thirrje për anulim të çdo udhëtimi, duke u kërkuar banorëve që të mos largohen më shumë se 190 km nga shtëpitë e tyre dhe të shmangin udhëtimet jo thelbësore. Shteti ka regjistruar 3.31 milionë raste gjatë pandemisë si dhe 40,908 viktima, teksa ende shumë njerëz janë në pritje të bërjes së testit.

Ndërkohë Kylie nuk ka reaguar fare në lidhje me këtë fakt, por thjesht i ka bërë një urim shumë të ndjerë vogëlushes së saj në rrjete sociale. Ajo ka ndarë me ndjekësit momentet më të bukura nga rritja e Stormit, që ju kanë shkrirë zemrat të gjithëve.

“Faleminderit Zot që më dërgove këtë shpirt të vogël tek unë. Qava sot, sepse nuk mundem të ndal kohën. Janë gjithë ato gjërat e vogla që do të më mungojnë zëri yt i ëmbël dhe bisedat tona të gjatë oturakun tënd. Të të shihja ty se si provon çdo gjë për herë të parë ka qenë pjesa më e bukur gjatë këtyre viteve të fundit, por në anën tjetër jam e lumtur që mund të të shoh ty të rritesh në vajzën më speciale që unë e di se do të jesh dhe gjithë gjërat e mrekullueshme që unë e di se do të bësh. Gëzuar ditëlindjen vogëlushja ime përgjithmonë”, ka shkruar Kylie në urimin për të voglën e saj.

LEXO EDHE:

Back to top button