Qendërmbrojtësi i Barcelonës zbarkon në Francë

Edhe pse cilësohej si një lojtar me një të ardhme të sigurt, Zhan Kler Todibo ishte i padëshiruar te Barcelona. Ai u huauza nga katalanasit te Shalke, e më pas te Benfika, por pa gjetur vazhdimësinë që ai kërkonte. Lojtari mendohej se do të pranonte portugezët, por në fund ka gjetur akordin me një klub të venbdlindjes, Nicën, që është gati t’i dhurojë hapësirat që kërkon ai.

Todibo ka kryer testet mjekësore dhe është prezantuar si huazim nga Barcelona. Por në marrëveshjen mes palëve ka një akord për të bërë të mundur transferimin e plotë. Klauzola parashikon pagesën e 8,5 milionë eurove për të blerë kartonin e lojtarit nga francezët, me 7 milionë euro të tjera që janë në varësi të paraqitjeve të tij dhe skuadrës. Një vendim i papritur për Barcelonën, meqë katalanasit kanë probleme të mëdha në prapavijën e tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button