Punë e kryer, Upamekano nuk largohet nga Bundesliga

Mbrojtësi i Lajpcigut, Dajot Upamekano, këtë verë dhe në merkaton e dimrit ishte në qendër të vëmendjes të klubeve të mëdha, mirëpo vendimi i tij i fundit është që të vazhdojë karrierën në Bundesligë. Skuara e Bajern Munihut ka vendosur që të aktivizojë klauzolën blerëse në vlerë prej 42 mln eurosh dhe të sjell Upamekanon, në verën e ardhshme në “Alianz Arena”. Mirëpo Lajpcigu që tani ka siguruar pasardhësin e tij. Bëhet fjalë për Mohamed Simakan, që do të vij nga Strasburgu për pak më shumë se 15 mln euro. Simakan iste afër kalimit te Milani, mirëpo “Sky Sport” në Gjermani raporton se Lajpcigu ka mbyllur këtë lëvizje më shpejtë se kampioni dimëror i Seria A.

- Advertisment -

LEXO EDHE:

Back to top button