Manastirliu: Vetëm sot u kryen 424 vaksinime antiCOVID

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë me dije se ditën e sotme janë realizuar 424 vaksinime, me hapjen e qendrës së dytë të vaksinimit dhe fillimit të vaksinimit të kombinuar, te stafeve mjekësore dhe të moshuarve të qendrave rezidenciale.

“Sot janë vaksinuar 46 të moshuar dhe personeli që i shërben në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër. Me hapjen e qendrës së vaksinimit në Shkodër sot janë vaksinuar edhe 126 mjekë dhe infermierë, ndërsa në Tiranë ka nisur vaksinimi i stafit mjekësor të spitaleve të Durrësi, Krujës, etj. Vetëm gjatë ditës së sotme janë kryer 424 vaksinime. Që prej nisjes së procesit të vaksinimit janë vaksinuar me dozën e parë 1090 personel shëndetësor dhe 611 mjekë dhe infermierë kanë marrë dy dozat e vaksinës. Deri tani janë kryer me dozën e dytë dhe në total janë kryer 1701 vaksina”, ka shkruar Manastirliu.

 

LEXO EDHE:

Back to top button