Mançester Siti kërkon që të përsëris suksesin e “Djajve të Kuq”

Man. Siti ka dhe 5 ndeshje deri në fundin e sezonit, ku synon të marrë tre trofe. Të besuarit e Pep Guardiolës po zhvillojnë një fund sezoni magjik, ku janë në garë për të marrë trofeun e Ligës së Kampionëve, titullin e Premier Ligës dhe FA Cup.

“Qytetarët” janë në rrugën e mbarë dhe gjithçka mund ta vendosin në vetëm 3 ndeshje. Nëse Siti arrin që të mund Çellsin këtë fundjavë, matematikisht do të jetë kampione e Anglisë, ndërkohë që më pas mund të përgatisë dy ndeshjet e muajit qershor.

Në datën 3 të muajit të ardhshëm, skuadra e Guardiolës do të luajë finalen e “FA Cup” me Man. Juanjtedin,  ndërsa një javë më vonë në Stamboll takon Interin për finalen e Ligës së Kampioneve.

Nëse Man. Siti do të arrijë që të marrë të tre këto trofe, atëherë do të përsërisë suksesin e 24 viteve më parë të Man. Junajtedit. Asokohe, rivalët e qytetit arrin suksesin në të trija frontet, e tani historia mund të përsëritet, me Sitin që ka në dorë për të veshur Mançesterin me ngjyrat blu.

LEXO EDHE:

Back to top button