Mandatari Zaev e dorëzoi në Kuvend propozimin për Qeverinë e re


Mandatari për kryeministër, Zoran Zaev dorëzoi në Kuvend propozimin për Qeverinë e re, prioritet e së cilës siç paralajmëroi Zaev, do të jenë lufta kundër krimit dhe korrupsionit, pastrimi i gjyqësorit, ekonomia, shëndetësia, arsimi, ambienti jetësor, marrëdhëniet fqinjësore dhe anëtarësimi në NATO dhe BE. Pret që Qeveria e re të votohet në Kuvend ditëve në vijim dhe nga java e ardhshme të nis me punë për siç theksoi, evropianizimin e vendit.

Pres nga kryeparlamentari, Talat Xhaferi t’iu jep kohë të mjaftueshme deputetëve që të njoftohen me propozim-programin dhe biografitë e kandidatëve të propozuar. Presim debat cilësor në Kuvend dhe presim që propozimet të marrin shumicën e nevojshme, pas çka nga java e ardhshme Maqedonia e Veriut dhe qytetarët do ta kenë Qeverinë e re, të përkushtuar në realizimin e programit”-tha Zoran Zaev, mandatar për kryeministër.

Seancën parlamentare për votimin e Qeverisë së re pritet ta caktojë kryeparlamentari, Xhaferi i cili ka paralajmëruar se do ta bëjë këtë në fund të javës ose fillim të javës tjetër, ndërsa ligjërisht ka afat prej 15 ditësh. Partnerët e koalicionit qeveritar, LSDM dhe koalicioni Mundemi, BDI-ja dhe PDSH-ja janë marrë vesh që Qeverinë e re ta udhëheq Zaev për mandat prej 4 vitesh, ndërsa në 100 e fundit kreun e ekzekutivit do ta propozojë BDI-ja. Për dallim nga Qeveria e mëparshme me 26 ministra, Qeveria e re do të ketë 19 ministra. 11 ministra do të ketë LSDM-ja, 6 BDI-ja dhe nga 1 ministër do të kenë Lëvizja Besa dhe Partia liberal-demokrate. Mandatari, Zaev tha poashtu se partnerët e koalicionit janë marrë vesh tashmë për rreth 90% të zëvendës-ministrave të ardhshëm.

Anesa Salihu

LEXO EDHE:

Back to top button