Manifestimi me rastin e 2 Majit në Sllupçan i bëri bashkë Ali Ahmetin dhe Arben Taravarin

Manifestimi me rastin e 2 Majit në Sllupçan i bëri bashkë Ali Ahmetin dhe Arben Taravarin

Gazetar: Zekirija Haxhiu

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe kreu i ASH-së Arben Taravari u bënë bashkë në Sllupçan në shënimin e 2 majit, ditën e shpalljes zonë e lirë të Karadakut. Pjesëmarrja e parë e Taravarit në këtë manifestim tradicional vjen pas deklaratave të shumta për bashkëpunimin e ASH-së së shkëputur nga VLEN-i, me BDI-në në zgjedhjet lokale. Me të mbërritur në manifestim, Ahmeti dhe Taravari shtrënguan duart dhe më pas që të dy u ulën në vendin e vet.

Ndërsa paraprakisht gjatë ditës kreu i integristëve Ahmeti theksoi se nuk ka bisedime finale mes BDI-së dhe ASH-së së Taravarit sa i përket zgjedhjeve lokale.

“Akoma nuk ka biseda finale, BDI akoma nuk i ka thirr organet drejtuese të partisë, mendoj që brenda javës do të thirren organet më të larta të partisë, do të shqyrtohen të gjitha situata. Sigurisht që ne e vlerësojmë hapin e guximshëm të z Taravari që e ka kuptuar shumë më herët që kjo Qeveri nuk është asgjë më shumë se sa një Qeveri antishqiptare, sepse ka ardhur në pushtet me platformë antishqiptare”, tha Ali Ahmeti – Kryetar i BDI-së..

Ky ishte shtrëngimi i dytë i duarve i Ahmetit dhe Taravarit brenda një periudhë të shkurtër kohore. Rastësisht ose jo dy liderët ia shtrinë dorën njëri-tjetrit edhe në një takim veç e veç me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj kohë më parë në Shkup. Lëvizjet e tilla vijnë pas deklaratave të hapura të Taravarit për kanale komunikimi me Ahmetin, që më pas çuan në shkëputjen e tij nga koalicionit Vlen./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button