“Maqedonia e vendosur të zbatojë Marrëveshjen për miqësi me Bullgarinë”

Përfaqësuesi special i Qeverisë për kontestin mes Shkupit e Sofjes, Buçkoski pas takimit të parë me krerët e shtetit bullgar tha se e ka bindur palën bullgare se Shkupi do ta zbatojë marrëveshjen dypalëshe të vitit 2017-të. Por kryediplomatja bullgare, Zaharieva kritikoi strategjinë e deritanishme të Shkupit, sipas saj skajshmërisht joproduktive, që në vend se ta zbatojë marrëveshjen dypalëshe u mundua ta diskreditonte Sofjen përmes lajmeve të rreme se po ia kontestonte të drejtën e vetë-përcaktimit.

Kishim vërtetë biseda miqësore. Jam i bindur se e bindëm ministren, Zaharieva dhe ekipin e saj se jemi të vendosur në qëllimin që ta zbatojmë Marrëveshjen për miqësi. Kërkojmë instrumente, qoftë Udhërrëfyes, “Roadmap”, besoj se ai do të mund të jetë mjet për matjen e të arritjeve”-tha Vllado Buçkovski, Përfaqësues special i Qeverisë për kontestin.

Duket se deri ku mbërriti fushata antibullgare, përpjekjet për diskreditimin e Bullgarisë në të gjitha organizatat, pohimet për vendosjen e vetos apo se për shkak neve bllokohet edhe Shqipëria dhe gjëra të tjera të pavërteta. Kjo nuk ndihmon, por pengon ndërtimin e besimit. Kjo strategji është e papranueshme për ne,  por është gjithashtu joproduktive. Jam e bindur se vetëm përmes një qasjeje qëllimmirë do ta kapërcejmë mosbesimin e akumuluar”-theksoi Ekaterina Zaharieva, Ministre e Jashtme e Bullgarisë  

Derisa Buçkoski tha se nuk do të përzihet në çështjet historike, Zaharieva ia kujtoi kushtet për miratimin e kornizës negociuese.

Koha është që më shumë të krenohemi me vepra, sesa me fjalë boshe. Detyra ime do të jetë koordinimi i zbatimit të marrëveshjes, jo në pjesën e historisë. Historinë e përbashkët nuk mund ta ndryshojmë, as unë e as Zaharieva, por mund t’i ndryshojmë punët në sferën e infrastrukturës, projektet e përbashkëta kapitale, bashkëpunimin më të fuqishëm në arsim e kulturë në drejtim të afrimit të dy popujve. Dhe këtë sinqerisht do ta bëjmë”-deklaroi Vllado Buçkovski, Përfaqësues special i Qeverisë për kontestin.

 Bashkëngjitja e Marrëveshjes së 2017-tës dhe e “Biletës së udhëtimit” si pjesë e saj, përfundimi i pretendimeve për pakicë maqedonase në Bullgari, ndërsa për gjuhën, klauzola e Marrëveshjes së 2017-tës. Këto nuk i ka korniza negociuese dhe nuk do të mbështetet nga Bullgaria”-tha Ekaterina Zaharieva, Ministre e Jashtme e Bullgarisë.

Më 10 dhe 11 dhjetor shefat e shteteve evropiane përfundimisht do të vendosin për fillimin ose jo të negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut.

Anesa Salihu

LEXO EDHE:

Back to top button