Maqedonia e Veriut ngec në zbatimin e rekomandimeve të GREKO-s

Trupi kundër korrupsionit pranë Këshillit të Evropën në raportin vjetor për vitin 2020 thumbon Maqedoninë e Veriut për mos zbatimi 12 nga 25 rekomandimet e GREKO-s. Rekomandimet përfshinë proceset parlamentare, reformat në gjyqësorë dhe ato në organet e ndjekjes penale, përkatësisht prokurori.

Dhjetë rekomandime janë zbatuar pjesërisht, ndërsa dy rekomandime nuk janë zbatuar. Në përqindje nënkupton: 52 për qind janë zbatuar, 40 për qind janë zbatuar pjesërisht dhe 8 për qind nuk janë zbatuar”, thuhet në raportin e GREKO-s për vitin 2020.

Avancim më i madh i rekomandimeve është evidentuar në gjyqësor, më pas në prokurori dhe në fund të Kuvend. Shkalla më e lartë e mos zbatimit të rekomandimeve regjistrohet në ligjvënës.


Për gjykatësit zbatimi i rekomandimeve rezulton 75 për qind, për ligjvënësit (deputetët) janë zbatuar 28.6 për qind, ndërsa për prokurorët 33.3 për qind”, theksohet në raportin e GREKO-s për vitin 2020.

Në rekomandimet për gjykatësit, Maqedonia e Veriut kategorizohet me Slloveninë, ndërsa zbatim më efikas është regjistruar në Letoni dhe Estoni. GREKO në raportin vjetor rekomandon Qeveritë e vendeve anëtare që të garantojnë standarde të duhura anti-korrupsioni në aktivitetet politike që ndërlidhen me ballafaqimin e krizës shëndetësore dhe ekonomike.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button