S’ka vendim për vazhdimin e masave kufizuese

Nuk dihet ende nëse masat shtrënguese kundër Kovid do të vazhdojnë edhe pas datës 20 prill. Nëse do të ketë lehtësira të lehta apo tërheqje të tërësishme të masave, këtë do ta vendosë pasqyra epidemiologjike ditëve në vazhdim. Ministri i Shëndetësisë deklaroi se në fundjavë dhe në fillim të javës së ardhshme do të diskutohet mbi vazhdimin ose jo të masave.

Nuk do të ketë asnjë parametër apo kriter tjetër, pos mbrojtjes së shëndetit. Pasqyra epidemiologjike do të jetë ajo që do të përcaktoj nëse masat do të vazhdohen apo do të modifikohen. Vlerësim do bëhet edhe gjatë fundjavës, edhe në fillim të javës që vjen dhe në bazë të kësaj do të vendosim”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Procesi i vaksinimit vazhdon me ritëm më të ulët. Deri më sot janë vaksinuar rreth 32 mijë qytetarë. Në A1 arenën ka përfunduar vaksinimi i kategorive të rrezikuara, ndërkaq ka filluar vaksinimi i qytetarëve të moshës 73 dhe 74 vjeç.

” Vaksinimi do të thotë siguri më e madhe. Për ndryshe ndjehem mirë. Përmes mjekut amë u paraqita para 20 ditëve, ndërsa dje më njoftuan dhe ja sot kryva punë”.

“ Po, u vaksinova. Tani për tani ndjehem shkëlqyeshëm. Unë jam paraqitur që moti, që kur njoftuan se mund të paraqitemi. Ne kemi përvojë të mirë me vaksinat kundër gripit, me vitë të tëra vaksinohemi dhe mendoj se me siguri është mirë edhe vaksinimi kundër Kovid. Kështu nuk mund të shihemi as me nipër, mbesa, madje edhe me fqinjët përmes telefonit komunikojmë”.

“U paraqita para dy muajve. Dje më thirrën për sot. Asgjë nuk ndjeva pas vaksinimit. vaksinimi. Nuk ka nga se të frikësohemi, dihet se si vepron ky virus dhe sa njerëz mori. Tani do shkojë tek nipërit, deri tani jam frikësuar t’i vizitojë, tani ndjehem më i sigurtë”.

Ministri Filipçe paralajmëroi se nga 10 mijë vaksina Pfizer do të mbërrijnë më 19 dhe 26 prill  kurse deri në fund të muajit edhe 200 mijë vaksina kineze. Sa i përket vaksinave Sputnik V të cilat Serbia filloi  t’i prodhojë, Filipçe tha se Maqedonia nuk ka nevojë të porosisë doza shtesë nga Serbia sepse janë siguruar 2 milion e 600 mijë vaksina përmes mekanizmave të ndryshëm, e të cilat janë të mjaftueshme. Deri më sot, rreth 160 mijë qytetarë presin radhë për tu vaksinuar.

 

Vjollca Aliti

LEXO EDHE:

Back to top button