Marfi: Mosvotimi i ndryshimeve kushtetuese është një hap shqetësues

Marfi: Mosvotimi i ndryshimeve kushtetuese është një hap shqetësues

Senatori amerikan Kris Mërfi nga Shkupi tha se ndryshimet kushtetuese duhet të votohen, dhe vendi duhet të vazhdojë rrugën e integrimit evropian. Sipas tij, ekziston një mundësi e re në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, të cilën Maqedonia e Veriut nuk duhet ta humbasë. Mërf theksoi se në qoftë se vendi vendos të mos votojë ndryshimet kushtetuese, do të ishte një hap shqetësues në marrëdhëniet me NATO-n. Rusia është një kërcënim serioz për Aleancën dhe demokracitë e botës.

“Këto ndryshime kushtetuese, ndryshime teknike në Kushtetutë, janë një mundësi e qartë për Maqedoninë e Veriut për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, kjo është një mundësi e re për zgjerim. Nuk kam pse t’ju them se çfarë do të thotë të anëtarësohesh në BE, ne po flasim për zhvillim të shpejtë ekonomik, paga të larta, më shumë kompani amerikane që vijnë në Maqedoninë e Veriut ”, deklaroi Kris Mërfi – Senator i Shteteve të Bashkuara.

“Vendimi para nesh nuk është vendim i një njeriu, nuk është vendim i një Qeverie dhe nuk është vendim i një partie politike. Ky është vendimi i të gjithë aktorëve politikë në vend. Ne duhet të sigurojmë që shtetasit tanë të jetojnë në një shtet anëtar të BE”, tha Dimitar Kovaçevski – Kryeministër. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button