Mariçiç: Nuk kemi biseduar për transferimin e grupit të Kumanovës në Kosovë

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç sot tha se nuk është biseduar me autoritetet kosovare për transferimin e mundshëm të të dënuarve në rastin Kumanova, shkruan Alsat. Mariçiç tha se Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshje dhe se ka rrugë ligjore që një gjë e tillë të ndodh, por që për momentin nuk ka ndonjë vendim konkret.

Në lidhje me: “Monstra” Mariçiç: Gjykata Supreme në Kosovë duhet të vendos për ekstradimin e të dënuarve

“Nuk kemi biseduar për një gjë të tillë. Nuk mundem tani të them asgjë. Ne kemi marrëveshje për një mundësi të tillë me Kosovën, për një transfer të tillë. Megjithatë për momentin nuk ka asnjë vendim”, deklaroi ministri Mariçiç

LEXO EDHE:

Back to top button