Petkoviq kërcënon: Nëse Kosova rritë praninë e forcave të sigurisë në Veri do të ketë reagim të Serbisë

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka deklaruar se çdo skenar i mundshëm i Prishtinës për “pushtimin” e veriut të Kosovës është i dënuar me dështim.

“Beogradi është i vetëdijshëm për obsesionin e politikanëve nga Prishtina me pjesën veriore të Kosovës, por më kot ata bëjnë ndonjë plan sekret për të pushtuar veriun, një skenar i tillë është i dënuar me dështim”, ka pretenduar Petkoviq në një deklaratë për mediat serbe në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Siç pretendon ai, “askush nuk do të arrijë të shuajë zonat serbe në jug të Ibrit dhe të asimilojë serbët që jetojnë atje”.

“Ne do të vazhdojmë të jemi të pranishëm kudo që është populli serb, për të investuar, ndërtuar dhe punuar në komunitetet serbe”, ka thënë Petkoviq.

Sipas tij, “në vend që të kërcënohet me “pushtimin e veriut”, do të ishte shumë më e zgjuar nga ana e Prishtinës të fillojë formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, sepse”, sipas Petkoviqit, “ky është plani i vetëm që ka të ardhme kur bëhet fjalë për mjedisin serb në Kosovë”.

“Për provokimet e paralajmëruara të Prishtinës se do të rrisë praninë e saj ushtarake, të sigurisë ose policisë në veri të krahinës, unë vetëm mund t’u them politikanëve shqiptarë që të mos përpiqen as të kërcënojnë, e lëre më të zbatojnë veprime të tilla, sepse Beogradi nuk do ta lejojë këtë”, përsëri kërcënon Petkoviq.

LEXO EDHE:

Back to top button