Mariçiç: Shtetet e Bashkuara janë partneri dhe miku ynë në rrugën drejt anëtarësimit në BE

Shtetet e Bashkuara mbeten partneri dhe miku ynë në rrugën që të çon drejt anëtarësimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ka shkruar në Facebook zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, pas takimit me senatorin amerikan Kris Murphy, ku mori pjesë edhe kryeministri Dimitar Kovacevski. Konferenca e Sigurisë në Mynih, e cila këtë vit i kushtohet temës “Bashkëpunimi Ndërkombëtar në një kohë krize në rritje”.

“Përmes bisedës, Murphy rikonfirmoi mbështetjen e SHBA-së për integrimin tonë evropian dhe përshëndeti angazhimin e qeverisë për zbatimin e agjendës së reformave. Me rëndësi të veçantë është bashkëpunimi rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili po intensifikohet, veçanërisht në fushën e diversifikimit në sektorin energjetik, ka shkruar Mariçiq.

LEXO EDHE:

Back to top button