Ministri Sali vizitoi Spitalin e Fëmijëve Kozle dhe Qendrën e Fibrozës Cistike

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali ka njoftuar në profilin e tij në Facebook se sot ka vizituar fëmijët e sëmurë me KOVID-19, të cilët të shoqëruar nga një prind janë shtruar në spitalin Kovid – qendër e Spitalit të Fëmijëve Kozle.

– Fëmijët janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe u urova shërim dhe kthim më të shpejtë në shtëpitë e tyre, si dhe lojëra fëmijësh. Gjithashtu gjatë vizitës në këtë institucion inspektova edhe qendrën e fibrozës cistike, ku pacientët trajtohen sipas standardeve dhe aparaturave më bashkëkohore për trajtimin e të sëmurëve me fibrozë cistike. Falënderime të mëdha për stafin mjekësor në këtë institucion për kujdesin për pacientët në një pandemi kur ata përballen me sfida të përditshme”, shkroi Sali.

LEXO EDHE:

Back to top button