Mariçiq: Gjykatësit e pandërgjegjshëm, do të pastrohen nga sistemi gjyqësor

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, tha sot se të gjithë gjykatësit dhe prokurorët që kanë vepruar në mënyrë të paligjshme, ose qëllimisht kanë shtyrë seanca gjyqësore, por edhe kanë vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme duhet të pastrohen nga sistemi gjyqësor. Modeli i shumëpritur për spastrimin e gjyqësorit pritet të jetë gati dhe të prezantohet të hënën, megjithëse qeveria premtoi se do të ishte gati në 100 ditët e para të formimit të qeverisë.

 

Seanca gjyqësore të gjata, vonesa të panumërta, procedura joefikase. Kjo është arsyeja pse në 100 ditët e para, me Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë, ne kemi punuar intensivisht në përgatitjen e një metodologjie sipas së cilës gjyqësori dhe Prokuroria do të spastrohen këtë vit. Kjo, për mendimin tonë, është mënyra më e mirë se si ky sektor ti pastrojë vetë radhët e veta – tha Bojan Mariçiq, Ministër i Drejtësisë.

LEXO EDHE:

Back to top button