Ndihma prej 6 mijë denarëve shkakton rrëmujë para bankave

Qeveria ditën e fundit negocion me bankat për ta zgjatur afatin e fundit për lëshimin e 6 mijë denarëve ndihmë shtetërore. Nga ana tjetër, qytetarët në garë me kohën presin me orë të tëra para bankave për t’i përditësuar të dhënat, për të hapur llogari të re nëse nuk kanë ose për të hapur llogari tjetër, nëse ajo aktuale është bllokuar. Nëse nuk ka marrëveshje të re, nesër bankat duhet t’i kthejnë paratë në buxhetin e shtetit.

Qeveria e RMV-së:

“Në lidhje me pyetjet, theksojmë se bisedimet me bankat vazhdojnë, do t’ju informojmë në mënyrë shtesë për epilogun“

Mbetet e paqartë nëse zgjatja e afatit do të kërkojë ndryshime në ligjin e miratuar tashmë për mbështetje financiare, që do të nënkuptojë kthimin në Parlament. Dhe derisa disa nga qytetarët po përpiqen të hapin llogari në momentet e fundit, të tjerët dje e kanë kuptuar nëse do të marrin ndihmë financiare. Ndryshe, në faqen “Blij produkte vendore” vetëm dje- 48 orë para afatit për shpenzimin e parave, janë publikuar listat e prindërve të vetëm, artistëve dhe artistëve të estradës. Pavarësisht kohës së shkurtër, ministrja e punës Jagoda Shahpaska siguron që të gjithë do t’i marrin paratë e tyre, pa saktësuar mënyrën.

Ata qytetarë që hyjnë në sistem me pakon e katërt të masave, përfshirë prindërit e vetëm, do t’i marrin mjetet prej 6000 denarëve”-tha Jagoda Shahpaska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Në ndërkohë, ka reaguar Lidhja e klientëve bankar “Anuitet”, ku kërkon zgjidhje të menjëhershme që qytetarët të marrin paratë e premtuara në vend që të njëjtat të mbahen. Deri më tani, rreth 70 mijë qytetarë kanë bërë ankesa me të cilat reaguan se, megjithëse i plotësojnë kriteret, nuk janë në listën për këtë ndihmë. Përgjigjet nëse ankesat e tyre janë refuzuar apo jo, do t’i marrin javën e ardhshme.

 

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button