Mickovski dëshmoi për “27 Prillin”: VMRO-ja nuk është organizatore e protestave

Më 27, populli u organizua dhe doli për të protestuar. Lideri i VMRO – DPMNE-së tha se nuk ka pasur kurrfarë organizimi dhe grumbullim të njerëzve përmes infrastrukturës së partisë që protestat të bëhen më masive. Mickoski dëshmoi me sugjerimin e të pandehurve të cilët po ndiqen penalisht si organizatorë të hyrjes së dhunshme në Parlament tre vjet më parë. Më 27 Prill, ai ka qenë në një takim në rolin e drejtorit të elektranave shtetërore. Ka ardhur para dyerve të Kuvendit, por nuk ka hyrë brenda.

Bëhet fjalë për proces të montuar politik që ka të vetmin qëllim ta dëmtojë VMRO – DPMNE-në, proces politik që synon të kryejë terror politik kundër anëtarëve të VMRO – DPMNE-së dhe proces politik nga i cili dikush përfitoi dhe dikush humbi seriozisht. Vlerësoj se pas 27 prillit, VMRO-DPMNE-ja humbi seriozisht dhe menjëherë pas atyre ngjarjeve, LSDM-ja dhe Zoran Zaevi formuan Qeveri – deklaroi Hristijan Mickoski, dëshmitar.

Kur Mickoski filloi të dëshmojë, gjykatësi e pyeti nëse është i hidhëruar me të pandehurit. Ai tha, me siguri jo.

U përpoqa të jem shakaxhi dhe të sillja një dozë humori në sallën e gjyqit, sepse kjo është hera ime e parë që paraqitem në sallë gjyqësore si dëshmitar. Deri më tani nuk kam qenë i pandehur. Atmosferë e çuditshme. U përpoqa të sjell qetësi. Ata janë miqtë e mi dhe edhe nëse nuk jam i hidhëruar me askënd – tha Hristijan Mickoski, dëshmitar.

Sot dëshmuan më shumë anëtarë të VMRO DPMNE- së. Ish Zëvendëskryeministri për Ekonomi Vlladimir Peshevski gjithashtu u paraqit si dëshmitar. Ai tha se VMRO-DPMNE-ja nuk ka qëndruar prapa organizimit të protestave. Ndryshe, të akuzuar për organizimin e 27 prillit të përgjakshëm janë Trajko Veljanoski, Mile Janakieski, Spiro Ristovski dhe ish-drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button