Marrëveshja për grurin ukrainas në rrezik, Blinken: Duhet të vazhdojë, është urgjente

Marrëveshja për grurin ukrainas në rrezik, Blinken: Duhet të vazhdojë, është urgjente

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken bëri thirrje për një zgjatje të marrëveshjes për të lejuar drithin ukrainas të kalojë tranzit përmes Detit të Zi, i cili do të përfundojë në mes të nëntorit.

Blinken vuri në dukje se marrëveshja midis Ukrainës dhe Rusisë, e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia, nuk duhet të kishte qenë kurrë e nevojshme në radhë të parë, por u kërkua pasi lufta e Rusisë bllokoi mijëra tonë drithë në portet e Ukrainës. Presidenti rus Vladimir Putin kohët e fundit sugjeroi se ai mund të tërhiqej nga marrëveshja.

“Duhet të vazhdojë, duhet të rinovohet, kjo është urgjente”, tha Blinken në një Samit Global të Sigurisë Ushqimore të mbajtur gjatë javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Siç dëgjuat nga disa nga kolegët e mi, pavarësisht nga disa dezinformata që vazhdojnë të vijnë nga Moska, se drithërat dhe produktet e tjera ushqimore po shkojnë atje ku duhet, në vendet më në nevojë, kryesisht në Jugun Global”, tha Blinken.

Diplomati i lartë amerikan u bëri thirrje vendeve që të bëjnë më shumë për t’iu përgjigjur krizës së pasigurisë ushqimore, duke vënë në dukje se “veprimi është vendimtar”, sipas CNN.

“Disa vende me kapacitet për të bërë më shumë janë ndër ato që bëjnë më pak. Kjo duhet të ndryshojë,” tha Blinken, pa përmendur emra. “Dhe pa marrë parasysh se çfarë kanë bërë vendet deri më tani, çdo vend është i thirrur të bëjë më shumë”, u shpreh Blinken.

Ai tha se presidenti Joe Biden do të shpallte ndihmën e re nga SHBA të mërkurën.

Blinken bëri thirrje gjithashtu për forcimin e sistemeve globale të ushqimit për të rritur aftësinë e vendeve për t’iu përgjigjur goditjeve dhe efekteve të krizës klimatike. Ai tha se qeveria amerikane do të punojë me Kongresin gjatë pesë viteve të ardhshme për të investuar mbi 11 miliardë dollarë drejt këtij qëllimi

LEXO EDHE:

Back to top button