Marrëveshje për 500, në vend të 1500 vendeve të paralajmëruar për parking në Qendrën Klinike

Marrëveshje për 500, në vend të 1500 vendeve të paralajmëruar për parking në Qendrën Klinike

Gazetar: Angell Dimovski

Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu dhe Kryetari i Komunës së Shkupit, Orce Gjorgjievski, nënshkruan një marrëveshje për dhënien me qira të tokës në hapësirën e parkimit në kompleksin e Qendrës Klinike Nënë Tereza. Kontrata parashikon ndërtimin e garazheve dy katëshe me 500 vende parkimi shtesë, dhe ato pritet të përfundojnë në gjysmën e dytë të vitit 2027.

Qyteti i Shkupit është i detyruar të paraqesë një plan veprimi brenda 60 ditëve, me afate specifike për zbatimin e projektit. Kontrata lidhet për 15 vjet dhe qiraja është 10 për qind e qarkullimt total të realizuar. Për ndërtimin e dx parkingjeve në kate, qyteti do të investojë rreth tre milionë euro.

Megjithatë paraprakisht, ishin premtuar 1500 vende parkimi dhe tre garazhe në kate. Plani duket se tani ka ndryshuar.

“Do të ketë gjithashtu një udhëzues të posaçëm dixhital për të udhëhequr qytetarët në hapësirën e parkimit. I ashtuquajturi sistem i parkimit inteligjent me sensorë të integruar do të zbatohet gjithashtu në çdo hapësirë parkimi për zbulimin e hapësirës së lirë. Kamera me regjistrim automatik të automjeteve, një aplikacion celular në kohë reale për prenotime dhe pagesa, si dhe lidhje me një sistem fiskal dhe menaxhim elektronik”, tha Azir Aliu, Ministër i Shëndetësisë.

Kryetari i Komunës së Shkupit, Orce Gjorgjievski, tha se çmimet e parkimit do të mbeten të njëjta deri në ndërtimin e parkingjeve të reja, pas së cilës do të miratohen rregullore të reja.
Ai shtoi se, nëse lind nevoja për vende parkimi shtesë, do të ndërtohet një parking i tretë i parafabrikuar/montuar.

Njëkohësisht, ai njoftoi se një procedurë tenderi për zbatimin e projektit do të shpallet/publikohet të enjten.

“Çmimet do të mbeten të njëjta për periudhën e ardhshme. Pasi të ndërtohen parkingjet e parafabrikuara/montuara, do të krijohet një rregullore e re për pozicionet shtesë. Por kjo nuk do të thotë rritje çmimesh. Kjo do të thotë rregullim i plotë i marrëdhënieve të faturimit”, deklaroi Orce Gjorgjievski – Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Përndryshe, fillimisht u njoftua se do të ndërtoheshin 1,500 vende parkimi dhe tre garazhe. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button