Semaforët në disa rrugë të Tetovës janë jashtë funksionit, banorët alarmojnë për rrezik

Semaforët në disa rrugë të Tetovës janë jashtë funksionit, banorët alarmojnë për rrezik

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Tash e katër muaj, semaforët në këtë udhëkryq por edhe semaforë të tjerë, janë jashtë funksionit. Komuna e Tetovës ka muaj që premton zhvendosjen e këtyre semaforëve dhe zëvendësimin e tyre me semafor të rinj, por në terren assesi të rregullohet. Banorët ankohen se iu përbën rrezik që pikërisht afër shkollave, semafoirët të jenë jashtë funksionit.

“Problem është nëse nuk punojnë semaforët, se të zen edhe aparati. Duhet ta shof mirë që nuk punon dhe ta shoh rrugën e të eci. Duhet fillimisht të bëhen këto semafora pastaj të vendojnë aparatet e fotografimit”, tha një banor.

“Patjetër duhet ti rregullojnë, shumë moti është kjo gjendje, se mbaj edhe mend që ka punu. Rrezik është se qarkullojmë cdo kohë këtu”, u shpreh një tjetër banor.

“Shikojmë mirë se s`iu besojmë shumë semaforëve edhe kur s`ka komunikacion. Duhet të rregullohen normalo, deri sa jemi qytet urban, duhet të rregullohen se rrezik i madh është, ka rrezik kjo”, theksoi një banor.

Nga Komuna thonë se është realizuar evidentimi dhe se brenda këtij muaji do të ndërrohen.

“Kontraktuesi tashmë ka bërë porosinë për ndërrim të semaforëve me modele të reja moderne. Në disa semaforë do të bëhet edhe ndërrimi i funksionimit nga sistemi dy fazor në atë tre fazor, me qëllim rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e qarkullimit. Po ashtu do vendosen edhe semaforë shtesë në disa pika”, deklaroi Besarta Ramadani. Zëdhënëse e komunës së Tetovës.

Tenderi për rregullimin e semaforëve do të kushtoj rreth 200.000 euro, ndërsa 45.000 euro, janë ndarë nga komuna e Tetovës edhe për sinjalizimin vertikal, i cili pritet të zevëndësohet në gjithë qytetin. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button