Ndihma financiare për muajt shkurt dhe mars kanë ngecur nëpër labirintet e Kuvendit

Masa për ndihmën financiare për pagat për muajt shkurt dhe mars ka ngecur nëpër labirintet e Kuvendit. Ekipi ekonomik i qeverisë thotë se ata në asnjë mënyrë nuk mund të ndikojnë te deputetët që të votojnë më shpejtë, as nuk mund të gjejnë mënyrë tjetër për ta ndihmuar biznesin. Ata u bëjnë thirrje kompanive të paguajnë pagat në mënyrë që kur të miratohet ligji, shteti t’ua kthejë mjetet. Por edhe krahas kësaj- dhjetëra masa të tjera që kërkojnë ndërhyrje ligjore janë bllokuar në procedurë parlamentare.

… Edhe nëse hyn në Komision sot dhe në dhjetë ditët e ardhshme votohet, kompanitë do të jenë në kohë me aplikimet e tyre- deklaroi Fatmir Bytyqi- zëvendës- kryeministër për çështje ekonomike.

Sipas agjendës së publikuar nga Parlamenti, për këtë javë në rendin e ditës në Komisionin e financave dhe buxhetit nuk është vendosur propozim- ligji për ndihmë financiare për pagat. Biznesi u bën thirrje deputetëve që menjëherë të miratojnë ligjet që të mos pësojnë dëme shtesë.

Të gjitha partitë parlamentare duhet të marrin parasysh situatën në të cilën jemi dhe të bëjnë përpjekje maksimale për t’i miratuar ligjet ekonomike në Parlament sepse megjithëse ata kanë vullnet të mirë nga Qeveria për ta kaluar ngecjen e këtillë, ata krijojnë impute serioze të këqija mbi pozicionin ekonomik të kompanive- pohoi Branko Azeski, kryetar i Odës ekonomike të Maqedonisë.

Ministri i financave Fatmir Besimi në takimin e sotëm me biznesin theksoi se buxheti është likuid dhe në gjendje të mirë. Por, biznesi nuk e ndan të njëjtin mendim, duke thënë se nëse do të ishte ashtu, Banka Popullore nuk do t’u kishte ndaluar bankave të paguajnë dividenda. Nga ana tjetër, përfaqësuesit qeveritar nuk dëshironin të komentonin vendimin e këtillë të Bankës Popullore.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button