Shënohet 577-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës

Me rastin e 577  vjetorit të “Besëlidhjes së Lezhës”, aleancës së princave shqiptarë të shënuar më 2 mars 1444, të kryesuar nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu, liderë politikë nga trojet shqiptarë si Kosovë, Luginë e Preshevës, Mali Zi dhe Maqedoninë e Veriut u mblodhën në Lezhë. Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti theksoi se rruga e trasuar nga Skënderbeu duhet ndjekur ndër gjenerata, ndërsa kryetari i ASH-së, Ziadin Sela deklaroi se fryma e Besëlidhjes së Lezhës dhe Lidhjes së Prizrenit duhet transmetuar te gjeneratat tjera të shqiptarëve. Në ceremoni nuk mori pjesë lidershipi i Shqipërisë.

Duhet të ndjekim pishtarin që është bartur përgjatë historisë nga brezi në brez në mënyrë që populli të nxjerrë përfaqësuesit e tij më të mirë e më të devotshëm dhe në këtë mënyrë, krizën e shumëfishtë që e ka pllakosur, ta zëvendësojë me çlirim, bashkim, zhvillim e përparim të gjithanshëm- deklaroi Albin Kurti, Kryetar i Vetëvendosjes.


Kuptohet që unë veten e llogaris në mesin e atyre shërbëtorëve të përulur të cilët do të duhet këtë amanet ta çojnë deri në fundit sepse fundi i fundit Besëlidhja e Lezhës është këtu, Lidhja e Prizrenit është gjallë, ashtu siç duhet të jetë gjallë edhe ideja që e transmetuan të gjithë këta burra e gra shqiptare, e që në do të duhet ta transmetojmë tek gjeneratat e reja- pohoi Ziadin Sela, Kryetar i ASH-së.

LEXO EDHE:

Back to top button