Emisioni 200, debat për regjistrimin e popullsisë

Deputeti i VMRO- DPMNE-së Mile Lefkov, në emisionin 200 që do të transmetohet sonte në ora 22.00 në Alsat, tha se partia e tij, mund të hyjë në një debat diskutimi për të ndryshuar kushtetua dhe ligjet në të cilin do hiqej përkufizimi “mbi 20 për qind” e të zëvendësohet me “shqip” ose shqiptarë”. Ai tha se nëse gjatë ligjit për regjistrimin e popullsisë do të debatohej më gjatë mund të hyhej në një proces, siç e quajti “kreativo-ligjor” për të cilin do të jepej mbështetje. Lefkov tha se procesin aktual të regjistrimit partia e tij VMRO DPMNE nuk do ta bojkotojë, por do të punojnë që ai të shtyhet për vitin 2022.

LEXO EDHE:

Back to top button