Masakra në Malin e Zi/ Numri i viktimave arrin në 10, katër të tjerë në gjendje të rëndë

Masakra në Malin e Zi/ Numri i viktimave arrin në 10, katër të tjerë në gjendje të rëndë

10 persona u vranë në një krim masiv në Cetinje, ndërsa në Qendrën Klinike në Podgoricë katër persona po luftojnë për jetën, njoftoi ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Danilo Saranoviç.

Të gjitha njësitë policore, si dhe anëtarët e Njësisë Speciale të Hetimit, janë në kërkim prej orësh për të dyshuarin Aco Martinoviç.

Martinoviç e nisi masakrën në tavernën “Velestovo”, pranë Qendrës Sportive. Pas krimit në atë tavernë, ai vazhdoi me aktin e tij të përgjakshëm.

Media vendase “Vijesti” tha se fillimisht një sherr shpërtheu në lokal, pas së cilës personi i shpallur në kërkim nxori një armë dhe qëlloi.

Drejtoria e Policisë u bëri thirrje qytetarëve të Cetinjes që të qëndrojnë të qetë dhe të mos largohen nga banesat e tyre, ndërsa të gjitha njësitë policore të disponueshme ndodhen në terren dhe po punojnë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të ndjekur penalisht autorët.

“Informojmë publikun se ky është një incident i izoluar dhe nuk është rezultat i një përplasjeje midis grupeve kriminale të organizuara me rrezik të lartë. Për të zgjidhur këtë situatë krize, njësitë speciale të policisë janë dërguar në terren”, thuhet në deklaratën e policisë.

LEXO EDHE:

Back to top button