MASH: Në rrjetet sociale po shpërndahen lajme të rreme për edukimin seksual

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka kërkuar përgjegjësi për siç thonë ata, lajme të rreme dhe tendencioze që po shpërndahen në rrjetet sociale dhe në disa portale në lidhje me materialin për edukim seksual në sistemin tonë të arsimit. MASH bën me dije se materiale të tilla nuk ka në programin arsimor në vendin tonë, transmeton Alsat.

“I demantojmë kategorikisht të pavërtetat e përhapura nga grupi në Facebook “Nga ne për ne” në mediat sociale, dhe të transmetuara nga disa portale, në lidhje me pretendimet për përmbajtjen e librave shkollorë  për edukim seksual për nxënësit në klasën e dytë. Lajmi është plotësisht i rremë dhe ilustrimet e përdorura nuk janë pjesë e teksteve dhe materialeve nga sistemi ynë arsimor. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve, prindërve dhe studentëve që të mos i nënshtrohen informacioneve të paverifikuara që përhapet në rrjetet sociale, sepse i shkaktojnë dëm të drejtpërdrejtë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, si dhe gjithë sistemit arsimor”, njoftojnë nga MASH.

LEXO EDHE:

Back to top button