‘Mashtrim’ me rastet “COVID-19”, dënohet Lacio

Lacio thuhet se do të shmang humbjen e pikëve për çështjen e koronavirusit. Hetimi filloi në fund të tetorit 2020 kur disa lojtarë testuan pozitivisht për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, por jo për Serie A.

 

 

 

Sipas “Calciomercato”, prokurori Federal ka kërkuar një gjobë prej 200,000 euro për klubin pa heqje të pikëve. Pasojat mund të jenë më thelbësore për presidentin e tyre Klaudio Lotito, i cili mund të dënohet për 13 muaj dhe dhjetë ditë. Ai gjithashtu do të përjashtohej nga çdo rol brenda Federatës dhe do të ndalohej nga mbledhjet e këshillit të saj.

Prokurori Federal ka kërkuar gjithashtu një dënim 16 mujor për mjekët e Lacios, Ivo Pulcini dhe Fabio Rodia. Çiro Imobile dhe Lukas Leiva u inkuadruan në pjesën e dytë ndaj Torinos, edhe pse kishin dal pozitiv me “COVID-19”, para ndeshjes së tyre të Ligës së Kampionëve kundër Klub Brizh.

LEXO EDHE:

Back to top button