Matoshi: Do të jemi “urë” lidhëse mes Kosovës dhe Maqedonisë

Kandidatët për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës që janë me prejardhje nga Maqedonia do të paraqesin një far lloj ure për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, ndërmjet dy shteteve, atij të Kosovë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kështu u shpreh në “Programi 200”, Ruzhdi Matoshi, kandidat për deputet i AAK-së. Ndryshe Matoshi ka qenë deputet edhe në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Resurset humane duhet të japin kontribut atje ku janë dhe kudo që janë, për arsye se specifikimi i politikave integruese pothuajse është i njëjtë si në Shqipëri, si në Kosovë, si në Maqedoni. Çka janë specifikat integruese, institucione stabile, fleksibile që risin mirëqenien, që i zhvillojnë politikat publike, luftë kundër të keqes, fenomeneve të cilat e mbjellin konceptin e ngadaljes së proceseve siç është korrupsioni, nepotizmi apo indolenca tek shërbyesit civil dhe njëkohësisht hapja e dimensionit ekonomive. Sot sipërmarrësia e Kosovës por edhe ajo e Maqedonisë nuk duhet të kenë paragjykime. Maqedonia deri sot ka eksportuar në Kosovë diku 360 milion euro mallra, sot eksporton më pak dhe ky nuk është lajm i mirë. Sepse progres raporti na thot se ju duhet të bashkëpunoni. Bashkëpunimi pikërishtë në sferën e ekonomisë dhe mirëqenies, sipërmarësia kosovare është e interesuar me investu në Maqedoni”, tha Ruzhdi Matoshi, kandidat i AAK-së për deputet.

LEXO EDHE:

Back to top button