Kica: Nivelin e përgjegjësisë e ndjemë mbi supet tona në një masë të hatashme

Kandidatja për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës Doarsa Kica në “Programi 200”, shprehet e vetëdijshme për pritjet e qytetarëve kosovarë nga këto zgjedhje. Megjithatë me shumë modesti e thekson se jo gjithçka do të mund të përmirësohet dhe ndryshohet brenda një mandati. Megjithatë është e vendosur se poqëse këto zgjedhje do ti fitoj Lëvizja Vetëvendosje bashkë me listën e Vjosa Osmanit, ku edhe ajo garon, atëherë do të punohet me shumë përkushtim për të kthyer dinjitetin e qytetarëve.

“Nivelin e përgjegjësisë e ndjemë mbi supet tona në një masë të hatashme, jo sepse ndihemi gjithmonë me aq shumë vetëbesim natyrisht, por sepse konsiderojmë që pikërisht këto pritshmëri të popullit janë ato që do të drejtohen nesër pasnesër tek ne. Mirëpo në takimet që kemi pasur këtyre ditëve,  në fakt ne nuk na është thënë në asnjë rast  që  ne presim me ju me një shkop magjik brenda një mandati ti kryeni të gjitha këto. Pritshmëritë ndaj nesh janë që ne ti fillojmë këto ndryshime. Ne do ti nisim këto iniciativa, por siç thashë nuk është diçka që do të mund të kryhet brenda një mandati” , deklaroi Dorasa Kica, juriste.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button