Matt Damon: Njerëzit që shkojnë në kinema nuk e dinë fuqinë që kanë
Matt Damon: Njerëzit që shkojnë në kinema nuk e dinë fuqinë që kanë
Aktori i njohur Matt Damon ka thënë se njerëzit që rregullisht shkojnë në kinema për të ndjekur filma, nuk janë të vetëdijshëm për fuqinë që kanë.
54 vjeçi dhe shoku i tij i ngushtë, aktori Ben Affleck, kanë ndihmuar në financimin e filmit të ri “Small Things Like These”, përmes kompanisë së tyre, “Artists Equity”, dhe Damon ka sugjeruar se kjo kompani përfaqëson ndryshim në kontekstin e kinemasë moderne.
“Në vitet ’90 do të kishte disa filma të kësaj shkalle. Do të kishin qenë një numër filmash të tillë çdo vit, dhe ky numër ka qenë në rënie të dukshme. E vetmja mënyrë që këta filma të mbijetojnë është përmes ndjekësve të filmave që shkojnë në kinema. Mendoj se këta persona nuk janë të vetëdijshëm se sa shumë fuqi kanë. Nëse njerëzit shkojnë në kinema dhe e shohin këtë film, ne do të mund të krijojmë edhe të tjerë të tillë”, ka thënë Damon për “Extra”.
Aktori në filmin në fjalë luan përkrah kolegut të tij, Chilian Murphy, me të cilin ka punuar edhe në filmin fitues të çmimit “Oscar” , “Opennheimer” dhe ka treguar se si ka biseduar me të për filmin e ri.
Ylli i filmit gjithashtu ka pranuar se nuk ka pasur asnjë hezitim kur u bë fjalë për t’i dhënë ndihmë financiare projektit të ri, i cili është përshtatje nga novela e autores Claire Keegan, me po të njëjtin emër.
“Sapo kishim nisur punën në ‘Artist Equity’. E kam pyetur nëse është duke u marrë me ndonjë punë dhe më tregoi se ka një skenar fantastik dhe thash ‘oh Zot, kjo është pikërisht ajo që po kërkonim’. E lexova skenarin, ia dërgova Benit dhe menjëherë vendosëm ta financojmë filmin. Të gjithë e njihnim njëri-tjetrin dhe e dinim kualitetin e punës që bëjnë këta njerëz”, ka thënë Damon, i cili është një ndër aktorët më të paguar të të gjitha kohërave.
Traileri i filmit Small Things Like These: