Maturantët bojkotojnë gjysmëvjetorin e dytë

Gjysmëvjetori i dytë i shkollës nuk nisi për të gjithë. Një pjesë e maturantëve filluan bojkotin e mësimit pasi kërkojnë shkurtimin e materialit dhe zvogëlimin e lëndëve për maturën shtetërore. Alsat hyri në këtë klasë të shkollës së mesme “Saraj” ku profesoresha Xhejnet Osmani po mbante mësim me maturantët. Gjatë orës së mësimit “online” nuk kishte shumë nxënës, por sipas profesoreshes Osmani kjo ndoshta ka të bëj me ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë.

“Shihet që pak prezenca është më e vogël, nuk e di si do të vazhdojmë më tutje. Flitet që do ta bojkotojnë ndërsa me ne nuk e kanë diskutuar- deklaroi Xhejnet Osmani, profesore e lëndëve ekonomike.

 “Si e vlerëson bojkotin, do ta mbështesësh ose jo? Ai person që mëson dhe i kupton gjërat, ai nuk e ka problem nëse zvogëlohen lëndët ose jo. Nga kjo që unë po e kuptoj, t’i do të jesh çdo ditë në mësim? Unë mendoj që duhet të jemi”.

Bojkoti i orëve mësimore nuk është lajmëruar zyrtarisht, thonë nga shkolla e Sarajit duke shtuar se mbetet shqetësuese arsyetimi i mungesave të nxënësve.

  “Në kontakt me kujdestarët e klasave nuk është se nxënësit na kanë paralajmëruar për ndonjë bojkot që ata sot nuk do të jenë prezent në mësimin online, nuk kemi pasur ashtu informacione- pohoj Nezrane Rustemi, zv drejtore e sh.m.q.sh “Saraj”.

Ministrja Carovska tha se bojkoti po organizohet nga grupe të vogla nxënësish. Ajo u shpreh e prerë se matura shtetërore nuk do të pësojë asnjë ndryshim.

“Një shkollë e mesme në Shkup ka një veprim më të organizuar në lidhje me bojkotin, të gjithë të tjerët janë në grupe të vogla të izoluara. Përshembull, në shkollën e mjekësisë nuk ka asnjë që bojkoton. Pasqyra është e ndryshme, por në interes të nxënësve dhe cilësisë së arsimit, duhet të zbatohet matura- deklaroi Milla Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Për dallim nga një pjesë e maturantëve, rikthimit në shkollë iu gëzuan më të vegjëlit. Madje, ata vazhdojnë të kërkojnë që gjithë nxënësit të mësojnë me prezencë fizike.

Si i keni kaluar pushimet? Shumë mirë. Kemi lexu, kemi shetit, por më shumë kemi lexu”.

Na mori malli shumë për shkollën dhe mësuesen Mësimi duhet të jetë të gjithë bashkë, jo në dy grupe por vetëm në një”.

Pse ulesh vetëm? Sepse duhet të mbajmë mësimin në distancë dhe nuk mundemi të jemi të gjithë bashkë në grup”.

Melihate Rustemi                               

LEXO EDHE:

Back to top button