Ndotja e ajrit, shifra alarmante në Shkup e Kavadar

Përsëri ngulfatemi në ajër të ndotur. Kavadari mbrëmë ishte qyteti më i ndotur. Atje, niveli i ndotjes së ajrit ishte 10 herë më i lartë se e lejuara, me 526 grimca PM10 të matura në ajër. Në Kumanovë, përkundër faktit se ishte e vështirë për të marrë frymë, mezi edhe shihej. Atje ndotja ishte nëntë herë mbi normalen ose 280 PM 2.5 të grimcave më të vogla në ajër. Në Shkup, më e ndotur ishte lagjja Lisiçe, edhe atë tetë herë më shumë se normalja ndërsa në ajër janë matë 420 PM 10 dhe 258 PM2.5 grimca. Ajri i ndotur ishte edhe në Gjorce Petrov, tre herë mbi kufirin e lejuar ose 188 PM 10. Megjithatë, terreni po përgatitet për ndërtimin e godinave shumëkatëshe. Për këtë paralajmëroi Nisma kundër paligjshmërisë urbane. Sipas tyre, komuna është duke përgatitur Plan të ri të Detajuar Urbanistik për ndërtesa dhjetë dhe njëzet katëshe.

Me këta rrokaqiej, nuk do të ketë qarkullim të mjaftueshëm të ajrit nga Lepenci, gjë që do të rrisë edhe më shumë ndotjen e ajrit në komunën tonë. Nuk është planifikuar as gjelbërim i ri, kopshte dhe shkolla të reja, regjimi i trafikut dhe kyçje në bulevard – deklaroi Goran Kostov, Nisma kundër paligjshmërisë urbane.

Banorët kërkojnë rishikim të planit të detajuar urbanistik për Hromin, ku pohojnë se planifikohet të ndërtohen 100 ndërtesa që do të jenë deri në 17 kate.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button