Mavraj riktehehet në Bundesligë me Grojter Fyrthin

Mërgim Mavraj do të luajë në Bundesligë në sezonin e ardhshëm. Skuadra e mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare, Grojter Fyrth, ka siguruar një vend në elitën e futbollit gjerman, falë disa surprizave në javën e fundit të Bundesligës 2.

Befasia më e madhe ishte humbja e Holshtajn Kiel në shtëpi me shifrat 3-2 me përmbysje, duke humbur mundësinë që të renditej i dyti e të siguronte matematikisht ngjitjen në elitë. Grojter Fyrth përfitoi nga rasti dhe pas fitores 3-2 ndaj Dizeldorfit, edhe pse me 10 lojtarë, arriti t’i rrëmbente vendin e dytë dhe të kthehej në elitë pas 9 vitesh mungesë.

Mavraj nuk ishte sot pjesë e ekipit për shkak të problemeve fizike, por ka kontratë edhe vitin e ardhshëm me të dhe kësisoj, do të jetë pjesë e skuadrës në elitën e futbollit gjerman ndoshta për herë të fundit në karrierën e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button