Mbape: Kam marë vendimin, së shpejti do të shpalos

Killian Mbape është një nga lojtarët më të kërkuar, fakti që është i lirë në merkato e verës dhe kjo e bën edhe më tërheqës për klubet e mëdha. Drejtuesit e Ligue 1, shpallën Kilian Mbapen, si futbollistin më të mirë të sezonit, pasi që sulmuesi francez shënoi 31 gola dhe 20 asiste këtë sezon për PSZH-n.

Mbape për mediat franceze ka konfirmuar se është marë vendimi final se ku do të vazhdojë karrierën e tij, por këtë do të tregojë para se të shkojë në kampin e kombëtares së Francës.

“Ende nuk mund të them me siguri, por do ta zbuloni shumë shpejt. Është thuajse e vendosur, por tani nuk është koha e duhur për të njoftuar, do ta bëj para se të nisem për në kampin e kombëtares franceze.” tha Mbape.

LEXO EDHE:

Back to top button