Mbesa e Sophia Loren do të shfaqet në publik e frymëzuar nga stili i gjyshes

Mbesa e Sophia Loren do të shfaqet në publik e frymëzuar nga stili i gjyshes

Lucia-Sofia Ponti, mbesa e legjendës së kinemasë, Sophia Loren, do të bëjë debutimin e saj publik duke u frymëzuar nga moda e viteve të shkuara, në një “Ballo debutuesish”.

Kjo ngjarje prestigjioze, që do të mbahet në Paris më 30 nëntor, ka ndryshuar emër dhe tani quhet “Le Bal”, me qëllimin për të mbledhur fonde për organizatat bamirëse që mbështesin gratë e reja.

Lucia jo vetëm që do të marrë pjesë, por do të bëjë debutimin e saj duke ndjekur stilin e gjyshes së saj legjendare.

Në një intervistë për Hello! Magazine, Lucia ka treguar se sa shumë ka ndikuar gjyshja në stilin e saj të veshjes.

“Gjyshja ime gjithmonë ka besuar në elegancën e përjetshme dhe rëndësinë e veshjes së diçkaje që pasqyron veten tënde. Ndërsa rritesha, ajo më mësoi vlerën e thjeshtësisë, përpunimit të duhur dhe gjithmonë shtimin e një diçkaje unike në veshjen time”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se gardëroba e Loren ishte e mbushur me pjesë që tregonin histori, një zakon që Lucia e ka ruajtur deri më sot.

Për debutimin e saj, Lucia ka zgjedhur një fustan të frymëzuar nga moda e viteve të shkuara, me ngjyrë kremi, nga koleksioni Haute Couture i brendit “Armani”, të cilin e kishte bërë për vjeshtën e vitit 2018.

Fustanin, i cili është punuar me mjeshtëri të ndërlikuar, me perla e sedefe me shkëlqim, Lucia e quajti një balancë të përësosur në mes të elegancës dhe rehatisë.

“Unë zakonisht preferoj veshje që më bëjnë të ndihem vetja, por që janë gjithashtu të rehatshme për t’u veshur”, ka thënë ajo.

Lucia-Sofia Ponti është vajza e Edoardo Ponti, një prej dy djemve të Sophia Lorenit. Ajo ka lindur më 12 maj 2006, dhe ka një vëlla më të vogël, Leonardo Fortunato Ponti, i lindur në vitin 2010.
Djali tjetër i Sophia Loren, Carlo Ponti, ka dy fëmijë, Vittorio Leone Ponti (lindur më 2 prill 2007) dhe Beatrice Lara Ponti (lindur më 15 mars 2012).

LEXO EDHE:

Back to top button